Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
• Ç. K., 56 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 24.06.2025, në Ksamil, ka goditur me grushte dhe sende të forta, për shkak të detyrës, 3 punonjës të ndërmarrjes “Ujësjellës Kanalizime Sarandë”. Gjithashtu, nisi procedimi penal edhe për 3 punonjësit E. S., 36 vjeç, E. M., 35 vjeç dhe K. D., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se dhe këta shtetas gjatë konfliktit e kanë goditur me grushte shtetasin Ç. K.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Kush do të na e mbrojë shqipen nga këta “modern” barbarë?!
Shaban Zeneli e la shpirtin në këngë
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.