Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, me mbështetjen e Policisë së Shtetit po ndërhyn në bashkinë e Sarandës, me synim prishjen e ndërtimeve pa leje dhe mbrojtjen e hapësirave publike.
Sipas IKMT-së, ditën e sotme ka filluar prishja e objekteve pa leje në njësinë administrative të Ksamilit ndërsa do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në qytetin e Sarandës.
Në total, parashikohet prishja e 10 objekteve mes të cilave struktura betonarme, metalike ose druri.
Objektet janë ndërtuar pa dokumentacionin përkatës dhe në shkelje të ligjit.
Për të gjitha rastet, IKMT, bën të ditur se ka ndjekur rrugën ligjore dhe masat përkatëse administrative.(Arlinda GJONAJ)///



/
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI