KSAMIL/ Gjate një turi intensiv elektoral në rajonin e Sarandës, kandidatja e Partise Demokratike për deputete Ina Zhupa, e shoqëruar edhe nga zv.kryetari i Degës së PD-s, Vesel Koçiu, ka takuar në Ksamil kompozitorin e mirënjohur Limos Dizdari, ish deputet socialist vite më parë.
Zhupa është njohur me aktivitetin artistik të dhjetë viteve të fundit të kompozitorit dhe vështirësitë në krijimin dhe konsolidimin e Qandrës së artit “DEA” në qytezën qe prej ivtesh ëshhtë shndërruar në një destinacion turistik.

“Limos Dizdari është një nga socialistët e shumtë që janë zhgënjyer nga qeverisja e keqe e Edi Ramës. Ai jeton në Ksamil prej disa vitesh, ku ka ndërtuar një oaz dije dhe kulture, që nuk e gjen dot as në Tiranë. Me kurajon që e karakterizon, Limos Dizdari nuk di të shtiret. Ai na hapi dyert e shtëpisë dhe të zemrës për të më dhënë mbështetjen e tij të çmuar në garën elektorale të 25 Prillit.- shprehet pas kësaj vizitë pune në qendrën “DEA”, kandidatja për deputete dhe pedagogia, Ina Zhupa.

“Çdo njeri i ndershëm sot, çdo njeri që dëshiron që vendi të ketë zhvillim, që rinia të gëzojë jetën në tokën e vet duhet të mbështesë Partinë Demokratike dhe Lulzim Bashën”- ishte mesazhi i Limos Dizdarit për këdo që kërkon ndryshimin. Shumë socialistë, si Limos Dizdari, do të votojnë në 25 Prill për t’i dhënë vendit shansin e fundit që edhe ne të bëhemi si gjithë Europa, ku familjet tona të trajtohen me dinjitet nga qeveria dhe njerëzit të jenë të gjithë të barabartë para ligjit.-vuri në dukje pas këtij takimi Zhupa.///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI