Një ngjarje kriminale është shënuar mbrëmjen e sotme në Ksamil.
Burime nga policia bëjnë me dije se Gramoz Memaj, rreth 40 vjeç është qëlluar me armë zjarri pranë banesës së tij në Ksamil dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Sipas njoftimit policor : Rreth orës 21:45, në Ksamil, pranë banesës, në rrethana ende të pa qarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi G. M., i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
Grupi i hetimit ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit///SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.