Aerodromi i Gjirokastrës është rijetëzuar pas 30 vitesh. Spektakli i parë u dhurua nga 4 aeroplanë sportivë nga Maqedonia e Veriut dhe 2 të tjerë nga Kosova, që në bashkëpunim me mjetet fluturuese të Shoqatës së Aeronautikës Shqiptare dhanë spektakël mbi qiellin e kaltër.
Riaktivizimi i aerodromit të Gjirokastrës është bërë nga bashkia e qytetit, çka synon kthimin e kësaj piste një destinacion të sporteve të ajrit në funksion të turizmit dhe logos së re të Gjirokastrës “365 ditë turizëm”
“Rikthimi i fluturimeve në Gjirokastër për herë të parë pas më shumë se 30 e kusur vitesh, është një moment i bukur dhe nuk e ekzagjeroj po të them historik. Fluturime me avionë të vegjël sportivë, por mjaftueshëm domethënëse për të treguar vizionin tonë që ky aset kaq shumë i rëndësishëm të vihet në funksion të turizmit.’-shprehet kryebashkiaku i Gjirokaster, Flamur Golemi.
I vënë në funksion në fillim të viteve ’30, aerodromi i Gjirokastrës ka një histori gati 90 vjeçare. Avioni i fundit që është ulur në këtë piste, ishte një fluturak shtetëror që daton më 26 shkurt të vitit 1991 kur Ramiz Alia vizitonte për herë të fundit Gjirokastrën.
Kryeministri Rama e ka vl;eresuar sot “eksperiencën e çeljes së aerodromit të Gjirokastrës, një hapësirë më shumë për turizmin e zonës, ju uroj një të diel të mbarë”, shkruan Rama.-citon sot Shqiptarja.com///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI