Në Ksamil, Policia liroi sot disa hapësira publike në vijën bregdetare dhe shpalli në kërkim dy shtetas të akuzuar për veprën penale të pushtimit te hapësirave publike. Në këtë operacion u sekuestruan edhe 411 çadra dhe shezlongë.
Lidhur me këtë operacion burimet policore bënë të ditur se “Në kuadër të planit operacional policor të koduar “Plazh i lirë”, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ka vijuar me kontrolle në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike në plazhe.
Shpallen në kërkim 2 shtetas (bashkëshortë), bashkëpronarë të një subjekti në Ksamil, të cilët zunë vijën bregdetare 412 metra, pa kontratë për stacion plazhi nga organet kompetente, duke vendosur çadra dhe shezlongë, si dhe ndërtuan pa leje, 2 beach bare.
Në këtë subjekt kishte punonjës të pasiguruar në organet kompetente, si dhe ofrohej shërbim dhe produkte, pa kupona tatimorë. Sekuestrohen 411 çadra dhe shezlongë.
Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme nga subjekte të ndryshme që ndërtojnë pa leje dhe vendosin çadra dhe shezlongë, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe vijon punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve M. P., 54 vjeçe dhe R. P., 60 vjeç (bashkëshortë), banues në Sarandë.
Shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me autoritetet e Inspektoriateve Ndërtimore dhe Policinë Bashkiake Sarandë, kanë konstatuar në hapësirën e zaptuar për stacion plazhi, në mënyrë të paligjshme nga këta dy shtetas, 2 beach bare të ndërtuara pa leje, si dhe 411 çadrat dhe shezlongët tëm vendosura pa lejen përkatëse, të cilat janë hequr dhe sekuestruar duke liruar hapësirën publike në Ksamil..
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i Lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata