SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ksamil: Një nga autorët e plagosjes së 3-fishtë, i arrestuar në vitin 2016! Si ndodhi përplasja mes dy grupeve

Gjegj Arapi, një nga autorët e plagosjes së trefishtë pas sherrit të ndodhur pasditen e sotme në Ksamil është me precedentë të mëparshëm penalë.

Burime bëjnë me dije se ai ka qenë i arrestuar në vitin 2016 pasi i është gjetur në banesë një kallashnikov dhe 56 fishekë. Ditën e sotme, Arapi ka qenë i shoqëruar nga disa persona të tjerë në momentin kur është konfliktuar me tre pjesëtarët e familjes Ahmeti.Tre të plagosurit janë transportuar në spitalin e Sarandës, por më pas njëri prej tyre, Luli Ahmeti është nisur me helikopter drejt Tiranës, pasi ndodhet në gjendje më kritike.

Sipas burimeve zyrtare Policore:

Më datë 07.06.2022, në zonën e quajtur ”4 valltarët”, Ksamil, shtetasi Gj. A., së bashku me disa persona të tjerë, ka goditur me mjete të forta shtetasit L. A., F. A. dhe A. A., banues në Ksamil, të cilët janë transportuar për në spitalin e Tiranës, për mjekim më të specializuar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personave të përfshirë dhe për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes///

error: