Eshte mbyllur faktkeqesisht ne menyre tragjike incidenti midis dy te rinjve sot ne shetitoren e Sarandes.

Ka humbur jeten i riu Kledi Koka. i goditur me thikë pas shpine nga Jorgo Golemaj.
Perpjekjet per ta transferuar menjehere per ne Tirane per mjekim me te specializuar, nuk kane dhene rezultat pasi gjendja e tij eshte përkeqesuar deri ne mesdite

Autori i ngjarjes se rende Jorgo Spiro Golemaj, eshte arrestuar ne nje kohe te shpejte nga Policia vendore dhe ndodhet pas hekurave .
Njoftimi i policise:
Goditi me mjet prerës 43-vjeçarin, i cili ndërroi jetë si pasojë e dëmtimeve të marra, vihet në pranga autori i dyshuar.
Në vijim të informacionit paraprak, përmes të cilit njoftuam se, në shëtitoren e Sarandës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. G. goditi me mjet prerës, në kurriz, shtetasin K. K., 43 vjeç, sqarojmë se, si pasojë e plagëve të marra shtetasi K. K. ka ndërruar jetë.
Brenda një kohe të shkurtër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit J. G. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti prerës (thika), me të cilën dyshohet se shtetasi J. G. ka goditur shtetasin K. K. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.//(Lajm ne përditësim)//SARANDANEWS.AL///
. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI