Paralel me prishjen e ndërtimeve pa leje, që kanë uzurpuar hapësirat publike në Sarandë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon me largimin e inerteve nga territori.
IKMT ndau sot pamje nga shembja e një objekti në Ksamil, por edhe nga aksioni që po kryhet në pika të tjera të qytetit bregdetar të Sarandës për largimin e inerteve, pas prishjes së objekteve pa leje.
Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare.
Ditën e djeshme operacioni vijoi me prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, Durrës.
Ndërkohë pas pastrimit të zonës bregdetare do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI