–Nje grup me te rinj, vullnetare mjedisore te shkolles ne Ksamil u pefshine sot ne pastrimin e plastikes nga ishujt.
Aksioni i pastrimit u inicua si nje bashkepunim i Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) me qender ne Sarande ne kuader te projektit te mbeshtetur nga GIZ gjerman “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve & Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perendimor”



Sipas AJMMI-t, nga Ishujt e Ksamilit ,mundi te pastrohej nje sasi mbeturinash plastike te depozituara nder vite si pasoje e keq menaxhimit te Ishujve dhe e lejimit flagrant te aktiviteteve ekonomike ne nje zone me status te dyfishte: “Monument natyre” dhe Zone e Mbrojtur”.
Projekti “Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Parandalimi i Mbetjeve Detare në Ballkanin Perëndimor”, zbatuar nga GIZ me financim të Qeverisë Gjermane planifikon qe te realizoj nje fushate ndergjegjesimi ne kuader te inciatives “Perdor me Pak Plastik” ne te gjitha bashkite partnere nga tre vende te rajonit (Mali I Zi, Bonje&Hercegovine dhe Shqiperi), ku nga Shqiperia jane dy bashki,: e Lezhes dhe Finiqit.


Sipas AJMMI-t “Ende, neper Ishuj me gjelberim gjithevjetor, mund te konstatosh vatra te ndoitura me plastike dhe mbeturina te tjera urbane qe vleresohen aktualisht nga specialistet tane si hot spote me sasira plastike te fshehura ne mes te makieve mesdhetare “.
Per koordinatorin e shkolles se bashkuar Ksamil, mesuesin Besnik Abedini “Perfshirja e te rinjve te shkolles eshte nje obligim qe kemit e gjithem per mjedisin si shtepia jone e perbashket dhe posacerisjht edhe per pastertine edetit dhe Ishujt e Ksamilit”.


Iniciativa u ndermor per te rritur ndergjegjesimin ne lidhje me reduktimin dhe parandalimin e perdorimit te plastikave dhe depozitimit jo miqesor te saj ne det nepermjet rrugeve lumore : Kalasa, Bistrica dhe Pavllo.
Gjate viteve te fundit nje qasje negative ne depozitimin e plastikes ne bregdet dhe kater Ishujt e Ksamilit eshte verejtur si nga lejimi I aktiviteteve ekonomike ne neper ishuj ashtu edhe nga nje kategori e pandergjegjshme e plazhisteve qe pas konsumit te produkteve ushqimore I flakin ambalazhet plastike ne vendet e gabuara qe jane edhe zona atraktive te mbrojtuara.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata