SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ku ndryshojnë afganët që vijnë nga shqiptarët që ikin?

Nga Gazmend KAPLLANI/

Nje nga paradokset e botes ku jetojme. Refugjatet Afgane qe vijne ne Shqiperi (te cilet duhet ti mirepresim me zemer te hapur) jane nder me te edukuarit e vendit te tyre.

Nderkohe qe me te edukuarit nder Shqiptaret (ata qe nuk i blejne diplomat dhe nuk gjejne pune me Parti sic ndodh sot ku shume injorante, parazite dhe teneqe kane mbushur administraten publike) duan te ikin nga Shqiperia.

Nderkohe qe Afganet po vinin ne Shqiperi une po pija kafe me nje grup te rinjsh ne Lushnje. Te gjithe studionin ne Universitete. “Cfare planesh keni pasi te mbaroni studimet?”, i pyeta. Pergjigjia e tyre me tronditi: “do ikim jashte shtetit”. Qe te gjithe (7 te rinj dhe te reja) dhane te njejten pergjigje. “Nuk keni frike nga racizmi, nga jeta ne dhe te huaj?”. Racizmi eshte e vetmja gje qe na ben te ngurojme paksa, u pergjigjen. Por ne kete vend nuk perparon i dituri dhe i afti, perparon i kapuri dhe i ndoturi. Prandaj per ne dilema nuk eshte nese do ikim por kur do ikim.

Ndoshta nuk ikin me ne fund (uroj mos te ikin!). Ndoshta ikin vetem gjysma. Por fakti qe njerezit tane me te edukuar nuk deshirojne te rrine ne vendin e tyre dhe i besojne me shume miresise se te huajve se sa drejtesise se atdheut te tyre e ben Shqiperine ende nje vend te deshtuar (dhe kete gje nuk e fsheh dot as ardhja e refugjateve Afgane, as punetoret nga Bangladeshi)…/(shtypi.net)///

error: