Nese keni planifikuar rruge jashte vendit, duhet te keni mire parasysh se mundesi per te levizur te lire eshte e kufizuar, jo vetem me vendet e BE-se, qe nuk kane kapur kufije per ne, por edhe me disa prej fqinjeve.
Policia e Shtetit informon per situaten e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, duke ju keshilluar te tregoheni te vemendshem, per te evituar bllokimet ne pikat doganore.
Ja situata
• me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.
• me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
• me vendet e tjera të zonës Schengen nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI