Nga Behar Gjoka/
Në moshën 91 vjeç, me 7 nentor 2017, shuhet shkrimtari Kasëm Trebeshina. Njeriu që nuk pa një ditë të bardhë, në jetën e shtrirë në dy shekuj.
Pjesëmarrës në Luftën e Dytë Botërore, ndonëse me komunizmin u vë në luftë të ashpër. Jeta e tij ishte një betejë me botën e mashtrimit, me hipokrizinë e kohës ku të gjithë spiunonin, e prandaj dënohet disa herë duke bërë 17 vite burgim e vite të tëra persekutim.
Letërsia qe atdheu i Trebeshinës, me të gjithë kuptimin e fjalës. Ai shkëlqeu në të gjitha gjinitë dhe zhanret letrare, në poezi, prozë, dramatikë. Pena magjike e Trebeshinës endi me mijëra faqe letërsisë të përkorë, ndonëse ende vijon që të mbetet, Ajsbergu i letrave shqipe, sepse pjesa e dërrmuese e veprës letrare vijon të mbetet në sirtar.
Nga pjesa e botuar, tekstet të tilla, si “Kënga Shqiptare”, “Odin Mondvalsen”, “Tregtari i skeleteve”, “Çezari niset për luftë”, Trebeshina ka endur surrealizmin.
Në dramaturgji, për vlerat e shumëfishta, Trebeshina, mbetet Shekspiri i letrave shqipe.
Nëse në gjallje nuk e kuptuam, madje e përgojuam, tani në amshim, kemi shansin të lexojmë universin letrar të Trebeshinës.
Fati i shkrimtarëve të mëdhenj, është i njëjtë, nuk kupotohen nga bashkëkohësit, sepse vepra e tyre, pra vepra e Trebeshinës i përkon gjithkohësisë…Paqe mjeshtër, në amshim..///
ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror