SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. Në Sarandë u promovua dokumentari mbi Muzeun e rifreskuar të gjimnazit ‘H.Tahsini’, aset identitar ende i pashfrytëzuar

Nga Shkëlqim HAJNO

Në mbrëmjen e së premtes (23 shkurt), në mjediset e hotel ‘Lindi’ në Sarandë u promovua dokumentari mbi Muzeun e rifreskuar të gjimnazit ‘H.Tahsini’.

Dokumentari “Mbresa nga stendat e një muzeu” ka për autorë realizues Mësuesin e Merituar, Xhorxhi Vasilin, aktorin dhe regjisorin Vangjel Agora ( narrator profesionist i këtij dokumentari) dhe studion “Balani”.

Të pranishëm në këtë event kulturor ishin intelektulë, mësues dhe ish mësimdhënës të gjimnazit ‘H.Tahsini’, njerëz të mediave etj,.

Në këtë aktivit ishin të pranishlm edhe dy zv.kryetarët e Bashkisë, Irena Marjani dhe Florian Sali.

Pjesëmarrësit u njohën me fillesat e këtij Muzeu që, në Sarandë, është një lloj institucioni memorial i llojit te veçantë, i ngritur fillimisht me punen e dy prej ikonave të arsimit në këtë rajon si Xhorxhi Vasili dhe Vasil Partali.

Me nje pasuri fotografish sot, një fond prej 11.000 copësh,( të reja mbi 4000) fond, që shtohet nga vitit ne vit, me një mori intervistash nga ish mësues, ish nxënës dhe personalitete te ndryshme të kulturës, arsimit, jetës sociale e politike, etj,; ky Muze, bart nje pasuri me vlera identitare te Sarandës te cilat përtej ketij promovimi, lipset te gjejnë rruge të tjera alternative për t’u përcjellë në të ardhmen përtej mureve te shkolles me emer ‘Hasan Tahsini’ , e cila për dekada te tëra, ishte de fakto, nje ‘universitet’ ku u formuan breza pa mbarim të të rinjve të cilët spikatën nder vite e vite, në fusha te ndryshme të jetës me personalitetin dhe përkushtimin e tyre.

Referuar vlerave të mësipërme kulturore; një pyetje që ende nuk ka një përgjigje të saktë deri mës sot dhe që përbën njëherësh edhe një sfidë, mbetet: përveçse një aset i paçmuar për t’u shfytëzuar nga nxënësit dhe mësuesit që i japin jetë sot këtij gjimnazi; SI do të mund të gjënden rrugë, mundësi dhe atraktivitete për t’u frekuentuar ky institucion edhe nga grupe të ndryshme të interesuarish në rajonin e Sarandës e përtej tij; pra, thënë ndryshe, si mund të nxiret Muzeu-institucion nga muzeu-dhomë, përtej portës së tij, ose: si mund të emetohen këto vlera në një kohë të zhvillimeve intensive digitale përtej muzeut të mbyllur për të përfituar gjithkush nga të interesuarit dhe për të “marrë” “një copë” nga këto vlera drite?///sarandaNews.al///

error: