-Ministrja e Kulturës, Margariti, e ka mbyllur “muajin e fotografisë” përgjatë të cilit eksploruam një pjesë nga vepra e fotografëve shqiptarë që lanë gjurmë në historinë e fotografisë.
Fotoja që përmbylli vazhdën e përshëndetjeve mëngjesore përmes fotografisë, sjell imazhin e ngritjes së Kishës së Madhe, në Shkodër. Ajo është e realizuar nga “mjeshtri që themeloi dinastinë më të famshme të fotografëve, Pjetër Marubi”, shkruan ministrja Margariti në rrjetet sociale. Fotoja mban diçiturën “punëtorë shqiptarë e të huaj duke punuar tek Kisha e Madhe e Shkodrës”.
Pjetër Marubi, ishte një italian nga Piacenza, i cili pjesën më të madhe të aktivitetit të tij artistik e zhvilloi në qytetin e Shkodrës.
Me ardhjen në Shqipëri, ai hapi të parën studio fotografike, të cilën e emërtoi “Dritëshkronja”, duke sjellë shqip fjalën fotografi, pra të shkruash me dritë. Studioja u themelua më 1856 e sot mban emrin Fototeka Kombëtare “Marubi”.
Pjetër Marubi përveç se fotograf, ishte edhe skulptor, arkitekt e piktor. Ai la një trashëgimi të pasur fotografike, e cila përtej vlerave artistike, ka vlera dokumentare e historike që dëshmojnë për periudhën në të cilën ai jetoi e veproi.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI