
Emri i tij i vërtetë është Redon Veli, por njihet thjesht si Redi. I lindur në Sarandë më 1998, ai është një emër aktiv në jetën artistike të qytetit. Rrugëtimi i tij nisi në vitin 2011 kur ai ndërtoi profilin e tij si DJ dhe producent, duke u bërë pjesë e eventeve dhe argëtimit në Sarandë.
Suksesi me remix-et dhe impakti online. Përveç performancave në skenë, Veli ka punuar shumë edhe si krijues në studio. Aftësia e tij për të përpunuar këngë të njohura e bëri mjaft të ndjekur në rrjetet sociale që në fillimet e tij. Remix-i i këngës “Balluket e ballit” psh, mbetet një nga punimet e tij më të pëlqyera, duke i siguruar një audiencë të madhe dhe dëshmoi talentin e tij në ndërthurjen e rrymave të ndryshme muzikore.
Një rrugëtim i nisur nga pasioni. Ndoqi studimet në shkollën profesionale për Hoteleri-Turizëm, “A.Athanas” por zgjodhi të ndiqte më tej, pasionin e tij të madh: muzikën. Ky rrugëtim, numëron shumë vite eksperiencë, duke u ngjitur hap pas hapi nga skenat e vogla drejt eventeve më të rëndësishme që organizohen në qytet.
Protagonist në eventet e Sarandës. Redi ka qenë vazhdimisht i pranishëm në aktivitetet e organizuara nga Bashkia Sarandë. Një nga momentet më të veçanta mbetet performanca e tij në festat e fundvitit, ku shëtitoria e Sarandës “N.Frashëri” ishte plot me njerëz. Ai arriti të krijonte një atmosferë fantastike, duke bërë që publiku i shumtë të argëtohej nën ritmet e muzikës së tij.
Prezenca në platformat digjitale. Sot, Redon Veli po hedh hapa të rinj duke e publikuar muzikën e tij edhe në platformat si Spotify dhe Apple Music. Krijimet e tij të jenë të aksesueshme për një publik edhe më të gjerë që kërkon muzikë cilësore.
(Rrugëtimin e Redi Velit mund të ndiqet edhe online: Remix-in “Balluket e ballit”: tps://youtu.be/_o5UGJPSppQ?si=G2NOBIZbN2KBVJLr/ Profil Zyrtar në Wikipedia: https://sq.wikipedia.org/wiki/Redi_Veli /Instagram: https://www.instagram.com/djrediveli /Facebook: https://www.facebook.com/redivelidj///

ME SHUME LAJME
Sot 5 maji, Dita e Dëshmorëve
“Chase Travel”: Riviera Shqiptare, destinacioni më “hot” i verës 2026
Lumi Vjosa, rritet interesi për rafting gjatë sezonit pranveror