SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kulturë. U promovua në Athinë libri monografi “Leshnica-Një pikë nga historia e saj,”

Nga Dr. Thoma BALLKONI dhe Thanas CAKA

U promovua së fundi në Athinë libri monografi “Leshnica-Një pikë nga historia e saj,”( “Λεσινιτσα Μια σταγόνα ιστορίας”) me autorë Thoma Ballkoni dhe Thanas Caka. Në këtë veprimtari kulturore promovuese morën pjesë dhejtra leshniciotë që jetojnë aktualisht në emigrim në Athine dhe vise te tjera të Greqisë, miq të autorëve, shkrimtarë, etj,.

Moderator i këtij eventi kulturor ishte Odhiseas Shekas.

Paraqitja e librit u bë nga gazetari dhe shkrimtari Vangjel Papakristo .

Niko Kacalidha dhe Kostas Nusias shpalosën vlerat e librit të cilat i referohet historise shumevjecare te fshatit Leshnice, luftrave kunder pushtuesve turq dhe sakrificave të banoreve te saj per ruatjen e identitetit si fshat, kontributin kolosal te leshnicioteve ne te gjitha sferat e zhvillimit te ekonomise dhe arsimit ne Shqiperi., etj,. Me interes të pranishmit ndoqën edhe referimin: “Leshnica, si destinacion Turistik” mbajtur nga kryetari i vëllazërisë Leshniciote, Kosta Caka.

Në këtë promovim u përmendur gjithashtu edhe krimet e panumërta të sistemit komunist ndaj banoreve te këtij fshati me tradita në histori. Diskutuesit e shumte shprehen dashurine dhe krenarine per fshatin e tyre por edhe zhgenjimim nga te gjitha qeverite per harresen dhe abandonimin e ketij fshati te mrekullushem .

Pas sugjerimeve dhe verejtjeve plotësuse, diskutantet shprehen falenderimim e tyre per autoret dhe deshiren per plotesimin me shkrime te tjera te historise se Leshnices. “Sepse sic thote edhe titulli i këtij botimi, ky liber eshte nje pike nga historia e lavdishme e Leshnices.”,u theksua në këtë event kulturor.

Pjesëmarrësit dhe diskutantët i falënderuan autorët Thoma Ballkoni (mjek dhe studjues) dhe Thanas Caka, muzikant dhe studjues. /sarandaNews.al///

error: