Shërbimet e Policisë ndihmuan sot dy turistë gjermanë, të cilët kishin humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në mal, në fshatin Labovë e Madhe, Odrie, në Gjirokastër, për shkak të terrenit të vështirë dhe errësirës.
Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit të marrë rreth orës 21:00, nga dy turistë gjermanë të cilët kërkonin ndihmë pasi kishin humbur orientimin e rrugës gjatë eksplorimit në fshatit Labovë e Madhe dhe si pasojë kishin mbetur të izoluar në terrenin e vështirë të malit, kanë shkuar në zonë, për t’ju ofruar ndihmë.
Turistët janë lokalizuar dhe janë transportuar nga shërbimet e Policisë, në automjetin e tyre, në fshatin Labovë e Madhe, në gjendje të mirë shëndetësore.
Ata kanë falënderuar shërbimet e Policisë, për ndihmën e dhënë në kohë rekord.
Policia e Gjirokastrës mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi