U promovua sot në Sarandë libri i autores sarandiote, Migel Flor: “Vajza që kalëroi diellin“.

Veprimtaria u organizua nga Klubi i Krijuesve Jonianë në bashkëpunim me Bashkinë. Duke paraqitur një përmbledhje të librit poetik, Hekuran Halili kreu i kësaj Shoqate letrare përmendi disa nga vlerat e sjella nga autorja e cila sot jeton në emigrim.


Me kete rast në sallën e bashkisë, dhjetra të interesuar, njerëz të letërsisë dhe artit, qytetarë dhe punonjës të kulturës, ndoqën disa kumtime, trajtesa dhe ese referuar nga: Agim Xheka, gazetar, Pajtim Caushi, shkrimtar dhe studjues, Odise Kote, shkrimtar dhe poet, Natasha Xhelili, poete dhe studjuese Alfons Zeneli, poet, Marjeta Shatro, mësuese dhe poete, Namik Jahaj, studjues, Hava Mucollari,poete, etj,

Në emër të Bashkisë Sarandë në këtë event kulturor përshëndeti Teuta Ahmeti.

Interpretimet e Agim Zekës, një nga ikonat e radiofonisë artistike shqiptare, si dhe të nxënëses Eriona Ahmeti me poezi të autores i dhanë emocione të veçanta këtij eventi kulturor./SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?