SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kumbaro: Gjoba ndaj kryebashkiakut për mbetjet, e para por jo e fundit

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro informoi sot mbi masat e marra në ditët e fundit ndaj keqmenaxhimit të mbetjeve dhe ndotjes.“Ministria e Turizmit dhe Mjedisit është çdo sitë në terren për të kontrolluar dhe monitoruar situatën e mbjeteve, me inspektorët e saj te menaxhit ku ka konstatuar në territore të ndryshme të Shqipërisë hedhje të mbeturinave të trashëguara ose të reja”, tha Kumbaro, teksa solli në vëmendje se e tillë ishte dita dje në Razëm bashkia Malësi e Madhe, ku inspektorët konstatuan hedhje masive të mbetjeve të pambledhura e të pamenaxhuara, nga kjo bashki.Kumbaro tha se ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, parashikon një gjobë të konsiderueshme, drejtpërdrejtë për titullarin e bashkisë.“Është e para herë që aplikohet gjoba ndaj një kryetari bashkie, siç ligji e parashikon, por s’do të jetë e fundit për aq kohë sa vazhdon neglizhenca dhe nuk e kuptojmë trajtimin me prioritet absolut të mjedisit”, deklaroi ministrja.“

Të zgjedhurit kanë detyrë parësore të marrin përgjegjësitë edhe të punëve që nuk janë bërë më përpara nesh dhe të punëve që bëhen sot, pasi kemi marrë përsipër t’ju lëmë fëmijëve një Shqipëri të pastër”, tha Kumbaro.Ajo solli në vëmendje punën e Inspektoriati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit që nuk e toleroi ndotjen që shkaktoi Banker Petrolium gjatë zhvillimit të aktivitetit të saj, ndërsa i bëri thirrje biznesit dhe individëve ta konsiderojnë detyrë parësore mbrojtjen e mjedisit.///

error: