Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan viziton vendin tonë të hënën, më 17 janar.
Sipas agjendës së vizitës, të marrë nga A2 CNN, pas ceremonisë së pritjes në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 9:25, Erdogan do të vizitojë një familje në Laç rreth orës 10:”00, aty ku Turqia ka kontribuar për ndërtimin e disa banesave të shkatërruara nga tërmeti i vitit 2019.
Ceremonia e dorëzimit të shtëpive të ndërtuara pas tërmetit në Laç është parashikuar të zhvillohet në orën 10:20. Gjithashtu rreth kësaj ore do të zhvillohet edhe ceremonia e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë.Në orën 13:00, është parashikuar një takim mes Erdogan dhe kryeministrit Rama, ndërsa në orën 15:00, pas nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes dy palëve është parashikuar edhe një konferencë për mediat.
Në orën 16:00 do të mbahet edhe ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë, të restauruar së fundmi, ndërsa në orën 17:00, Erdogan do të mbajë një fjalim përshëndetës në Kuvendin e Shqipërisë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI