Në një kohë që fasha e moshave që do të vaksinohen kundër koronavirusit po vjen duke u ulur në vendin tonë, zv.ministrja e Shëndetësisë Eugena Tomini, sqaroi se kur duhet ta marrin dozën e parë personat që e kanë kaluar sëmundjen e shkaktuar nga Covid-9.
“Thirrja për të aplikuar bëhet nga mjeku i familjes. I bëhet thirrje popullatës ose individëve edhe pse ka një skedar për të cilët ka historik. Pra i bëhet thirrje popullatës ose individëve nëse janë dakord për të aplikuar këto momente ose jo.
Duhet theksuar se brenda 3 muajve pas kalimit të shenjave klinike të Covid pavarësisht moshës nuk rekomandohet kryerja e vaksinës sepse individi në mënyrë natyrale ka antikorpe. Ndërkohë në periudhën 3-6 muaj është e rekomandueshme pavarësisht se sipas studimeve të pjesshme imuniteti natural mund të qëndrojë 6 deri në 8 muaj, sigurisht bëhet e rekomandueshme aplikimi i vaksinës”, u shpreh Tomini duke folur për Abcneës.
Tomini theksoi se programi i vaksinimit do të vijojë me zvogëlimin e moshës, duke zbritur në moshën 65+ me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 60+ të cilët kanë sëmundje bashkëshoqëruese.///
ME SHUME LAJME
Zbardhet dinamika e vrasjes në Sarandë, shpallet në kërkim autori dhe pesë të tjerë
Kulturë. Përkthyesi Vangjel Zafirati boton në Greqi antologjinë me poezi bashkohore shqipe “VARGJET QË VRANË POETIN”
Një karrocë fëmijësh për kryeministrat