Pak ditë më parë si rezultat i një megaoperacioni mes SHBA-së, Spanjës dhe Holandës, ranë në pranga disa persona, mes tyre edhe një shqiptar, i cili kontrollonte trafikun e drogës në 15 shtete të ndryshme.
Shqiptar
Ky i fundit po planifikonte edhe ndërtimin e një droni nënujor për transportin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika Latine në Evropë.
Shtetasi shqiptar është identifikuar si Ylli Didani, 45 vjeç, nga fshati Janjar i Sarandës, prej vitesh banues në Illinois. Ai rezulton i arrestuar në vitin 2021 në aeroportin e Chicagos teksa vinte nga Shqipëria. Sipas mediave holandeze, ai kishte planifikuar të ndërtonte një “dron nënujor” për të transportuar kokainë nga Amerika e Jugut në Europë. Ai rezulton përgjegjës për sasinë prej 1.1 ton kokainë të kapur në Bilbao në 2020.
Operacioni “Bandi-Hammer” u zhvillua ditët e fundit dhe çoi në arrestimin e 3 personave në Spanjë dhe 2 në Holandë. Të arrestuarit janë zbuluar nga bisedat e hetuara prej muajsh në sistemin e dekriptuar PGP chats. Nga një kërkim në Qendrën Kombëtare të Biznesit, del se Ylli Didani ka themeluar në vitin 2013 një kompaninë minerare “US-MINERAL”, me zyra në Vlorë, Selenicë, dhe ishte pronar i saj me 100% të kapitalit. Ne 2021 policia shqiptare i ka sekuestruar Didanit një njësi /(Konica)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI