Gjykata e Apelit dha dënimin me 3 vite e 4 muaj heqje lirie për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Por kush është gjyqtari që surprizoi Saimir Tahirin me vendimin e tij? Ergert Pëllumbi nuk ka pasur bujë të madhe mediatike gjatë karrierës së tij. Pëllumbi gjithashtu kaloi me sukses procesin e vettingut, kurse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit votoi unanimisht PRO kualifikimit të tij.
Gjatë verifikimeve, anëtarët e komisionit nuk gjetën asnjë konstatim të gabuar lidhur me pasurinë e tij duke i dhënë “OK” për të vazhduar karrierën në sistemi gjyqësor. Pëllumbi hyn në historinë e drejtësisë në Shqipëri duke dënuar një nga ish-politikanët më të rëndësishëm në 10 vitet e fundit.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Himarë. Policia Kufitare shpëton 5 pjesëtarët e një familjeje që rrizkonin të mbyteshin në det
Ksamil. Gjendet i pajetë në Gjirin e Ksamilit trupi i një peshkatari.
Sarandë e Himarë. Stuhi lokale gjatë natës, dëme të lehta materiale