”Mjetet e tonazhit të rëndë nuk do lejohet të qarkullojnë deri të hënën në orën 08:00 të mëngjesit në akset kombëtare”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
Gjatë inspektimit në mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Shkodër Balluku bëri të ditur se, të gjitha akset janë të kalueshme dhe se kompanitë e mirëmbajtjes janë në punë pa ndërprerje.
Sipas saj, automjetet e tonazhit të rëndë kanë shkaktuar probleme, duke vonuar punën e borëpastrueseve dhe për këtë arsye është vendosur dhe ndalimi i qarkullimit të tyre.
Ministrja Balluku ka kërkuar nga përdoruesit e rrugë të përdorin automjetet vetëm në kushtet e emergjencës.
“Gjatë inspektimit që kam bërë në aksin nga nyja e Milotit në drejtim të hyrjes së Shkodrës. Në këto momente në të gjitha akset problematike kemi kompani që kryejnë mirëmbajtjen për si për hapjen e rrugës nga bora, si dhe për të hedhur kripën për të siguruar vijueshmërinë e kalimit në to”,- u shpreh Balluku.
“Në këto kushte ekstreme, i bëjë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të mos lëvizin në akset kombëtare dhe në ato që lidhin qytetet e fshatrat e tyre. Evitimi i qarkullimit rrugor është gjëja më e mirë për të bërë për të ruajtur jetën e pasagjerëve dhe drejtuesve të automjeteve. Kemi patur disa aksidente, që kanë ardhur për shkak të rrëshqitjes nga bora, apo erës kaq të fortë”,- tha ajo.
“Përdorni rrugët vetëm në raste emergjente. Kjo stuhi do të vijoi në më pak se 24 orë. Ne po bëjmë të pamundurën për t’i mbajtur të hapura akset rrugore. Duke nisur nga ora 20:00 sot do ndalohet qarkullimi automjeteve të tonazhit të rëndë deri të hënën në orën 8:00, pasi krijojnë bllokime të borëpastrueseve, siç ka ndodhur në aksin Librazhd-Qafë Thanë. Ka zona ku nuk mund të qarkullohet pa zinxhirë dhe për këtë ARRSH ka komunikuar vazhdimisht për të sqaruar në detaje situatën”,-shtoi Balluku.
“Akset në të gjithë Republikën e Shqipërisë janë të kalueshme pasi kompanitë e mirëmbajtje janë në punë pa ndërprerje. Janë shtuar reshjet e dëborës pasdite në Korçë, Peshkopi, ku ka patur dhe erëra të forta. Gjithashtu duhet thënë se aktualisht në disa zona qarkullohet me zinxhirë”,- u shpreh Balluku.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata