SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ky është “trimi” që goditi me thikë policin

Personi që shihni në foton e mëposhtme është shtetasi Theodhori Mërkuri, 60-vjeçari i cili plagosi me thikë efektivin e policisë, Redin Çushaj. Çaushaj 25 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, u plagos në gjendje të rëndë, teksa u mundua të ndalonte përshkallëzimin e një konflikt mes Mërkurit dhe një tjetër personi.

Efektivi i ri i policisë po kalonte në vendin e njohur si kthesa e Pilurit në Himarë, teksa pa në rrugë se dy persona po konfliktoheshin me njëri tjetrin. Jashtë shërbimit zyrtar, Çaushaj ndaloi për të neutralizuar konfliktin, por fatkeqësisht ai u qëllua me thikë nga 60-vjeçari. Autori mundi të largohej dhe të ngjitej në fshatin Pilur, ku u fsheh në një repart të vjetër ushtarak. Forca policore nisën kërkimet intensive dhe mundën ta lokalizonin pas 8-orësh ndjekje.

Mërkuri u arrestua mëngjesin e kësaj të mërkure dhe u transportua në komisariat, ku i duhet të përballet me veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë. Sakaq efektivi 25-vjeçar u transportua në Reanimacioin e Spitalit në Vlorë, ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.///

error: