SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Lajm i trishtë. Lamtumirë Agim Mato!

Një lajm i trishtë në Sarandë. Është ndarë sot nga jeta pas një sëmindje të rëndë poeti, gazetari, botuesi, i mirënjohuir sarandiot, Agim Mato.

Në njoftimin e dhimbshëm të familjes së tij thuhet:

“Të nderuar miq e dashamirës me hidhërim të thellë ju njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të bashkëshortit dhe babait, tonë Agim Mato. Shpirti i tij u shua pas betejës së gjatë me një sëmundje të pashërueshme. Ceremonia mortore mbahet ditën e martë, 11 Maj 2021 ora 11:00 në varrezat publike Sarandë. Ngushëllimet priten pranë shtëpisë Funerale Bebri.”

Agim Mato, mbetet një nga poetët e njohur lirik e të përkorë të vendit. Autor I disa vëllimeve poetike, piononieri I të parës shtëpi botuese në jugperëndim të Shqipërisë (“Milosao” ), gazetar me një përvojë të gjatë, ndër anëtarët thelemues të Klubit të Krijuesve Jonianë, Agim Mato, kontribuoi pa reshtur ne promovimin e Sarandës dhe integrimin e vlerave  letrare rajonle e kombëtare përtej detit Jon dhe Adriatik .

Agim Mato u lind në Sarandë më 1947. Në vitin 1969 boton vëllimin e parë me poezi “Jug” dhe në vitin 1974 vëllimin “Në pragun e shtëpive tona”, kur edhe i hiqet e drejta e botimit për shkak të luftës së klasave, e drejtë kjo, që iu dha vetëm në prag të shembjes së regjimit totalitar, kur boton edhe vëllimin e tretë “Buka e fjalëve”. Pas vitit 1990 iu kushtua tërësisht punës për ngritjen e një shtypshkronje dhe të shtëpisë botuese “Milosao”. Ka rinisur pas 30 vjetësh deputimin në poezi dhe brenda vitit 2012 nxjerr nga shtypi përmbledhjet “Jashtë eklipsit” dhe “Fundo”.

Në vitin 2014 botohet vëllimi “Lundrimet”. Në nëntor të po atij viti, Presidenti i republikës i jep titullin “Mjeshtër i Madh”.Në vitet që vijojnë boton të tjerë libra në shqip, greqisht, italisht. Mund të përmendimi librin “Pluhuri i artë i përjetësive”, Shkretëtitë harrimi”, Kopshtet e kujtesës” si dhe shumë cikle poetikë në gjuhë të ndryshme, të vlerësuara në mediumet përkatëse.

 Agim Mato kontribuoi me sukses edhe per median lokale (TV Riviera), duke kaluar me sukses sproven e nje media profesionale, fale kultures prej eruditi dhe ekzigjences si krijues.

Mato ishte nje prej intelektualeve te shquar sarandiot qe la shenjën e tij me perkushtimin dhe punen poliedrike.

Sikurse e cilësoi studjuesi dhe poeti Timo Mërkuri, “ Shuarja e tij ngjason me shuarjen e yjeve, drita e vargjeve të poetit Agim Mato do ndriçojë në qiellin poetik shqiptar, i cili humbi një nga krijuesit më origjinalë dhe të suksesshëm të saj, “

Kur shuhet një poet, shuhet një yll ! Lamtumirë Agim Mato!//SARANDANEWS.AL///

error: