Ish-deputeti i LSI-së në Gjirokastër, Vangjel Tavo, njofton lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të vajzës së tij të madhe.
Mësohet se ajo është aksidentuar në Maqedoninë e Veriut. Detaje të tjera janë ende të paqarta.
“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time. Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo. Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Tavo në faqen e tij në Facebook
SARABNDANEWS.AL, i shpreh ngushëllimet më të ndjera Vangjel Tavos, babait të lënduar deri në asht, njeriut që është shquar tërë jetën për humanizmin e tij.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI