Artan Lame, Drejtori i pergjithshem i Kadastrës shqiptare gjate nje takimi me banoret dhe zyrtaret bashkiake tha te premten ne Himare, se procesi i regjistrimit të pronave do të përfundojë e do të mbyllet këtë muaj me sukses.
Regjistrimi i pronave në bregdet ka qenë gjithmonë një pikë e nxehtë dhe problematike ndërsa shpesh nuk kanë munguar edhe përplasje me banorë të zonës.
“Para ’90 është bërë çfarë është bërë, në ’90 filloi një epokë e re. Ku me letra ku pa letra toka u është kthyer të zotëve.
Ju keni fjetur me frikë për tokën. Dy herë shteti shqiptar e ka provuar të bëjë regjistrimin një here ka dështuar një here e la në mes ndoshta dhe për shkak të konfliktit.
Ne kete zonë e deri në Sarandë, nuk është bërë asnjëherë regjistrimi fillestar. Regjistrimin në Kadastër e bën vetëm shteti dhe shtetit më ka ngarkuar mua në bashkëpunim me qeverisjen vendore.
Ka 30 vite që shteti shqiptar nuk ka qenë në gjendje të mbyllë problemin e pronave në jug. Kjo, do të jetë hera e tretë dhe e vërtetë që procesi i regjistrimit do të përfundojë”, thotë Lame. Ai thotë se ka ardhur me mision nga Rama dhe sfidë personale as nuk do t’i hyjë njeriu në hak që askush të mos thotë se s’mori tokën.
“Duhet të jemi të ndërgjegjëshëm për problemet me pronat. Të marrim kohën e duhur të nxjerrin njerëzit në teren të hapim një zyrë ku secili të paraqesë të mbledhë dokumentacion dhe t’i hedhim në hartë të përbashkët. Mos na shikoni si armiq (zyrtarët e shtetit). Procedura nuk është e thjeshtë. Mbështetuni tek këta njerëz (punonjësit e Kadastrës ne terren)”, thotë ai.
Lame ka shtuar se fillimisht po bëhen matjet në terren, kanë edhe fotografi nga sateliti i NATO-s që jep gjithçka me saktësi. Sipas tij pas këtyre hapave, do të nxirret harta, ku banorët do kenë dy muaj kohë të vendosin e më pas të shprehin ankesat e tyre.
“Po nuk pati bashkëpunim me qeverinë, kjo, nuk mund të shkojë përpara. Do të mbyllet këtë muaj me sukses. Do të dalim në terren për të mbledhur informacion, do të përpunohet e do të shfaqet pas tre muajsh, më pas dhe do t’i lihet afat çdo banori, të shikojë se si është pasqyruar prona e tij në hartat tona”, tha Lame ne Himare.
Kujtojmë se Kadastra shqiptare e hap zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar në 8 zona kadastrale në bregdetin e Jugut, më 8 qershor.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade