Alket Hyseni është tërhequr nga kandidimi për deputet në zgjedhjet e 25 prillit një ditë pas dorëzimit të listave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deputeti i Partisë Socialiste ishte pozicionuar në vendin e 11 në listën e kandidatëve për Qarkun e Vlorës.
Gjatë konferencës me gazetarët, kryeministri Edi Rama i pyetur nga Euronews Albania pranoi faktin se kishte një kandidat të pakënaqur pa dhënë më shumë detaje.
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama pranoi, pa i përmendur emrin, se kishte dijeni për pakënaqësinë e një kandidati për sa i përket renditjes në lista.
“Kam dijeni për një rast… mbrëmë vonë, të vetëm një kandidati që ishte shumë i bindur se nuk duhet të ishte dhe që thoshte unë do të bëj gjithçka, por s’dua të jem në këtë pozicion […] më thanë çfarë të bëjmë?! Thashë ‘kush nuk do… s’ka problem [të ikë]’, fatmirësisht s’jemi me pak kapacitete dhe me pak lojtarë,” – komentoi Rama.
Qendrimi prej “kryetrajneri” i Rames dhe gjakftohtesia e tij celebrale per largimin e nje prej deputeteve me aktive te skuadres siç eshte shfaqur deri me sot Alket Hyseni, deri para tre diteve, duket se bie ndesh me “filozofine” e spjeguar nga vete Rama para gazetareve per kontributet e secilit dhe punen me “bazen”.
Qarku i Vlorës ka 12 mandate dhe emri i Hysenit ishte i parafundit. Kjo duket se ka sjellë pakënaqësi nga ana e tij duke bërë që më pas të tërheqë kandidaturën.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI