Rreth 30 mijë aplikantë në vit rinovojnë lejedrejtimin me kufizim afati vlefshmërie nga mosha apo specifikat shëndetësore, në vetëm 2, 3 ose 5 vjet afat.
Kryeministri Edi Rama informoi sot se nga nëntori 2021 këta aplikantë do të përfitojnë ulje drastike të tarifës nga 3500 lekë në 2000 lekë.
“Pra të gjitha rinovimet e lejedrejtimeve të klasit B, me afat të kufizuar 3 ose 5-vjeçar, si edhe ato me kufizim për shkaqe shëndetësore do të kushtojnë 43 % më pak”, tha Rama.
Sipas Kryeministrit Rama, krahas modernizimit, enti ka mision të diversifikojë mes risive e inovacionit që të kompensojë rregullimin e atyre tarifave që ndihmojnë shtresa më vulnerabël por edhe më të ekspozuara në pagesa.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI