Nga Edlira RUZI
Bashkia Sarandë ka përzgjedhur Lëkursin si destinacionin që ia vlen të vizitohet këtë fundjavë.
Në një postim në rrjetet sociale, Bashkia Sarandë sjell edhe një album fotografik me peizazhe mbresëlënëse të Lëkursit, prej nga dallohet dhe qyteti i Sarandës.Rrënojat e fshatit Lëkurës ndodhen rreth 2 km në juglindje të Sarandës, në një kodër në formë piramide në 250 m lartësi.
Mendohet se Lëkursi ka qenë vendbanimi kryesor i zonës gjatë gjithë periudhës mesjetare, ndërkohë që përmendet për herë të parë në dokumentet osmane të viteve 1431-1432.Shumë historianë mendojnë se fshati është ndërtuar rreth viteve 1537 në kohën kur Sulltan Sulejmani sulmoi Korfuzin dhe i lindi si domosdoshmëri kontrolli i skelës së Sarandës dhe rrugës Sarandë-Butrint.
Sot rrënojat e këtij vendbanimi dallohen ende, mes të cilave shtëpitë e braktisura dhe një kishë e një periudhe më të vonë. Ky është një destinacion për këdo që preferon të kombinojë turizmin historik me atë të aventurës.///
ME SHUME LAJME
Borsh. Arrestimi i Moisi Habilajt, Policia e Vlorës zbardh detaje nga operacioni
“Protesta ka një frymë fashiste që duhet ndalur”, Rama: S’i kuptoj prurjet nga territore të tjera, s’kanë lidhje me Vlorën!
Sezoni turistik në Ksamil, forcohen masat për sigurinë ujore, më tepër hapësira publike