Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa u shpreh se, me anë të ligjit për Zonat e Mbrojtura po synohet të ndërtohet në këto zona. Në interpelancën e kërkuar sot në Kuvend me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Zhupa u shpreh se, ligji “Për Zonat e Mbrojtura”, ka ardhur si një draft i 12 deputetëve, me ndryshime të shumta gjatë procesit nga qeveria dhe me kundërshti të plotë nga ekspertë të fushës, shoqëria civile, profesorët, ambientalistët etj.
Zhupa tha se, ky draft erdhi si kërkesë e kryebashkiakëve të PS të cilët ishin të shqetësuar se nuk po shfrytëzonin zonat e mbrojtura dhe nuk po merrnin të ardhura prej tyre.
“Më qesharakja është se në këtë shkresë kanë firmosur dhe kryebashkiakë që nuk kanë fare zona të mbrojtura. Fjala bie, kryebashkiaku i Cërrikut ishte shqetësuar shumë pse nuk shfrytëzonte zonat e mbrojtura kur s’kishte fare zona të mbrojtura. Keni futur disa firma të kryebashkiakëve pa e ditur fare se çfarë po bënit”, tha Zhupa. “Në fakt ju e kishit të qartë se çfarë po bënit, sepse po përgatisnit një ligj që me porosi që të jepni ndërtime në zonat e mbrojtura. Po përgatitnit një ligj që Divjakën ta jepni për ndërtim, që Pish Poron ta jepni për ndërtim, që në Velipojë të jepnit për ndërtim, që Butrintin ta jepni për ndërtim”, u shpreh Zhupa.
Zhupa tha se, një person që pret pyje quhet kriminel dhe dënohet, ndërsa ai që shfaros zona të mbrojtura quhet investitor strategjik. “Ky është një shesh ndërtimi në një zonë të mbrojtur, që ka reaguar UNESCO. Më sqaroni se si i shërben betoni mjedisit? Si i shpërben mjedisit shkatërrimi i lagunave dhe lumenjve? Ai që pret pyjet dënohet dhe quhet kriminel. Kurse një njeri që merr zonën e mbrojtur, shkatërron pemë dhe kafshë dhe quhet investitor strategjik. Apo se ka para dhe i ndan me ju?! Ky është standardi që keni ndërtuar”, tha Zhupa.///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.