– Një studim i ri ka zbuluar se Plazhi i Pasqyrave në Shqipëri ka ujëra që i ngjajnë më shumë nuancës blu të theksuar, sipas të përditshmes britanike “The Sun”. Plazhi është i njohur në mbarë botën për shkak të efektit reflektues që mund të shihet në ujë kur rrezet e diellit bien në sipërfaqe.
Plazhi i Pasqyrave ndodhet midis Sarandës dhe Ksamilit dhe është një prej plazheve më të lakmuara në detin Jon. Ai konsiderohet një pikë kryesore e vijës bregdetare shqiptare, e cila po bëhet gjithnjë e më e pëlqyer nga turistët. Plazhi gjendet në Sarandë, në bregun jugor të vendit dhe njihet si kryeqyteti i Rivierës Shqiptare. Përveç Plazhit të Pasqyrave, Ksamili është nje nga vendet më të njohura në Shqipëri.
Plazhi i Pasqyrave mbetet i qetë edhe gjatë muajve të verës, duke iu dhënë mundësinë të pushoni dhe të ndiheni të lirë. Për më tepër, bregu i detit është mahnitës, nuk do t’u besoni syve kur të shihni ujin bruz të ndezur. Është mjaft e thjeshtë të udhëtosh në Shqipëri. “Ryanair” ofron fluturime direkte me vendin mesdhetar. Akomodimi për një natë për dy persona në Sarandë kushtojnë rreth 18 euro./(Atila Kota)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI