Nuk ka kaluar kohe e gjate nga paralajmerimi pe rmbrjtjene hapesirave publike dhe ligji ka “tregua dhëmbët” ne Himarë.Policia tha se procedohen në gjëndje të lirë 3 shtetas, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Nderkohe, mesohets e specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës evidentimin dhe ndëshkimin e atyre personave që zaptojnë hapsirën publike, proceduan në gjëndje të lirë shtetasit: A. K., 45 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur “Havana e re”, Dhërmi, duke vendosur një skelet hekuri, pa lejen e organeve përkatëse.
Policia ka ne procedim edhe disa raste te tjera sheljesh. A. B., 44 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike në vendin e quajtur “Perivoll”, Dhërmi, duke vendosur një strukturë prej druri, pa lejen e organeve përkatëse. E. K., 43 vjeç, pasi është konstatuar se kishte zënë hapsirën publike (trotuar), në shëtitoren e fshatit Dhërmi. —/SARANDANEWS.AL///-
ME SHUME LAJME
Qytetarët në protestën e 59-të kundër investimit në Zvërnec
Policia: Kujdes ndaj tentativave për marrjen e aksesit në llogaritë WhatsApp
Gonxhja: Mbrojtja e industrisë turistike, përgjegjësi e përbashkët dhe përtej çdo agjende politike momentale