Po ndërtonte pa leje, një objekt, në tokën e një shtetasi tjetër, në plazhin e Livadhit, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe në ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, të mbështetura nga informacionet e inteligjencës policore, evidentuan një tjetër rast të kësaj paligjshmërie, në plazhin Livadh. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 38 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Q., 60 vjeç, banues në Tiranë. Shtetasi E. C. dyshohet se ka punësuar shtetasin R. Q., për ndërtimin pa lejen e organeve kompetente, të një objekti me strukturë metalike, në plazhin e Livadhit, për qëllime përfitimi, në tokën e një shtetasi tjetër, pa miratimin e tij. Vijojnë kontrollet dhe verifikimet për të konstatuar dhe goditur raste të tjera të ndërtimeve të paligjshme, si dhe të krimeve të tjera kundër mjedisit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata