

Livadhja të bashkisë Finiq) u organizua sot paradite (e shtunë) Kongresi organizativ i partisë MEGA-s (Bashkimi i Minoritetit Entik Grek për të Ardhmen.)

Përveç të deleguarve në këtë Kongres që jetojnë sot në territorin shtetëror të Shqipërisë dhe atë të Greqisë, ka pasur edhe të ftuar si kryebashkiaku i Sarandës, Oltion Çaçi, kryebashkiaku i Igumenicës ( Greqi), Panajotis Dais, homologu i tij i Filatit, etj,.

Ishte i pranishëm edhe Romeo Çakuli, kryebashkiak i Finiqit, përfaqësues zyrtar i MEGA-s, nënkryetar i saj.

Sipas burimeve tona në këtë zhvillim politik të minoritetit entik grek, dy kanë qenë aspektet e fokusuara në këtë kongres të MEGA-s: Një pasqyqë e rrugëtimit politik të saj dhe përpjekjeve për sigurimin e qëndrueshëm të të drejtave të pakicave etnike greke në Shqipëri, marrëdhëniet me shtetin amë (Greqinë) dhe përgatitjet organizative për zgjedhjet e përgjithshme politike të 11 majit 2025 në Shqipëri.


Kryetari në detyrë Kristo Kico, ish Prefekt i Prefekturës në Qarkun e Vlorës) foli gjerësisht për ecurinë e deritanishme të MEGAS dhe projektoi para pjesëmarrësve vizionin e kësaj force politike për të ardhmen.
Në Kongresin e MEGA-s përshëndetën edhe Panajot Boli, mësues dhe poet, etj,.
Një nga vendimet e këtij kongresi është komandimi (mandatimi) i Romeo Çakulit si kryetar i përkohshëm i MEGA–s për një afat kohor gjashtë mujor
Gjithashtzu Kristo Kiço dhe Romeo Çakuli si pjesë e një komisioni të posaçëm u ngarkuan nga ky forum i lartë i MEGA-s për të negocuar mbi zgjedhjet e përgjithshme politike të 11 majit në Shqipëri.
Para këtij zhvillimi të rëndësishëm politik të MEGA-a, një tjetër zhvillim fraksionist i konsideruar gjithashtu si MEGA, u organizua pak kohë më parë, kur me një proces zgjedhor në krye të këtij grupimi u zgjodh mjeku Lefter Nika.

Mësohet se në strukturat drejtuese të këtij fraksioni të MEGA-s janë edhe disa figura politike të njohura në minoritetin etnik grek, si: ish deputeti dhe ish kryetari i komunës së Finiqit, Ziso LLuci, nënkryetari i bashkisë Finiq dhe biznesmenti, Ilia Kalivioti etj,./(Spiro ÇAKULI–SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.