Padi kundër detyrimit të bizneseve për impiantet e ujërave të ndotura, çështja në dorë të gjykatës.Vendimi prek drejtpërdrejt edhe bizneset në Sarandë dhe Ksamil, ku shumë operatorë turistikë janë gjobitur për mungesën e impianteve, ndonëse disa prej tyre janë të lidhur me rrjetin publik të kanalizimeve. Sipërmarrësit e zonës e konsiderojnë masën si të padrejtë dhe të papërballueshme financiarisht, duke argumentuar se ndërtimi i impianteve, i cili kushton nga 40,000 deri 100,000 euro, është një barrë e rëndë ekonomike.
Përveç kostove, bizneset në këto zona përballen edhe me vështirësi teknike, pasi instalimi i impianteve kërkon hapësira të mëdha, të cilat shpesh mungojnë. Në disa raste, është propozuar vendosja e impianteve në zona publike, por kjo ka hasur kundërshtime nga komuniteti dhe bashkia, për shkak të rrezikut të ndotjes ambientale.
Gjatë muajve të verës dhe më pas në nëntor 2024, Task-Forca e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka vijuar me penalizime ndaj subjekteve që nuk kanë përmbushur kërkesën për instalimin e impianteve. Aktualisht, 55 biznese në të gjithë vendin, përfshirë Sarandën dhe Ksamilin, kanë ngritur padi në Gjykatën Administrative për pezullimin e gjobave dhe shfuqizimin e detyrimit për impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura.
Bizneset kërkojnë një zgjidhje më të arsyeshme që të mos dëmtojë ekonominë e turizmit, duke apeluar për ndërhyrjen e autoriteteve për të rishikuar këtë udhëzim dhe për të gjetur alternativa të pranueshme për trajtimin e ujërave të ndotura.///
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi