Policia ka mundur të identifikoje autorin e dyshuar të zjarrvënies. Burimet bënë të ditur se, shtetasi Mario Buzuka, 36 vjeç, banues në fshatin Livinë, pasi ka vënë zjarrin në tokën e tij zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, ndërkohë që ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Ndërkohë, shërbimet policore, zjarrfikësit, emergjencat civile dhe një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes po vijojnë intensivisht punën për shuarjen e zjarrit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe procedimin penal të shtetasve përgjegjës.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI