Hedhja me parashutë është një nga sportet që të jep më shumë adrenalinë dhe të ofron një pamje magjik, por që aventura nuk ka përfunduar mirë për një 39-vjeçar.
Ngjarja ndodhi në orën 13:46, ndërsa i plagosur mbeti 39-vjeçari L. A., banues në Tiranë.
39-vjeçari është plagosur pasi është hedhur me parashutë nga Qafa e Llogorasë dhe ka përfunduar duke u rrëzuar në përroin e fshatit Palasë.
Ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata