“Lufta Kombëtare e Vlorës është simboli i qëndresës së popullit tonë ndaj çdo projekti sundues, model i reagimit të vetëdijes atdhetare të shqiptarëve që marrin në dorë fatet e veta në momentet më kritike të kombit dhe Shqipërisë”.
Kështu u shpreh Presidenti Ilir Meta, në ceremoninë e organizuar në 100-vjetorin e Luftës Kombëtare të Vlorës, e cila u zhvillua mbrëmjen e se merkures në Sheshin e Flamurit, në qytetin bregdetar.
Meta tha se “Lufta e lavdishme e Vlorës mbetet edhe sot një krenari historike dhe një ngjarje vendimtare për pavarësinë e Shqipërisë”.
“Nga “Sheshi i Flamurit”, zemra e Vlorës që rreh vetëm Kuq e Zi, pata privilegjin të nderoja sot me mirënjohje të thellë disa nga patriotët, trimat dhe kapedanët që luftuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë, të cilët na kanë lënë si trashëgimi mesazhin e përjetshëm, që vlejti një shekull më parë, vlen ende sot e në të ardhmen, se në vendin e shqiponjave lindin gjithmonë shqiponja që do e mbrojnë kurdoherë Shqipërinë, Atdheun tonë”, tha ai.
Meta tha se “sot nderojmë Vlorën, komandantët, ata që hartuan ultimatumin, dhe ata që e zbatuan me gjak”.
“Kujtojmë dhe vlerësojmë Diasporën në Amerikë, që pati rëndësi shpëtimtare. Kur populli merr në dorë fatet e veta, ato janë të sigurta. Lufta e Vlorës është burim frymëzimi dhe vetëbesimi për popullin shqiptar”, tha Presidenti. /
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI