SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Lufta” për turistët, Gjermania heq Turqinë si destinacion pushimesh për shtetasit e saj

Gjermania ka hequr praktikisht Turqinë nga lista e destinacioneve të pushimeve për shtetasit e saj. Berlini vendosi të përfshijë Turqinë midis të ashtuquajturave zona me rrezik të lartë të pandemisë Covid-19, që do të thotë se qytetarët që udhëtojnë nga Turqia për në Gjermani duhet të kalojnë 14 ditë në karantinë.

Megjithëse Turqia vitet e fundit ka dëshmuar një ulje të numrit të vizitorëve gjermanë, ajo mbetet ndër 10 destinacionet e tyre të parapëlqyera, shkruan Ekathimerini. Vitin e kaluar, Greqia kishte rreth 4 milionë turistë gjermanë që shpenzuan rreth 3 miliardë euro, sipas të dhënave të Bankës së Greqisë. Të dhënat e Organizatës Botërore të Turizmit tregojnë se në vitin 2019, 2.7 milionë gjermanë vizituan Turqinë, shumë më pak se 4,5 milionët e vitit 2018 dhe 5.4 milionët e 2015, një vit rekord për pushuesit gjermanë në Turqi.///

error: