SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Manastirin që mund ta ‘’zgjojë’’ vetëm një…murg

Nga Pirro NAÇI

Kush nuk u mor me manastirin e 40 Shënjtorëve në Sarandë …Të gjithë…që nga Kryetarët e Bashkisë, e deri tek Kryeministra, Ministra, deputetë e shumë të tjerë… Edhe këta ‘’shënjtorë’’ të mos mbajtjes së fjalës… Hiq e mos e këput… E vetmja gjë që bën… ‘’krijuan’’ një legjendë si ajo e Rozafës. ‘’Punonin’’ ditë e natë me plane dhe projekte për të rindërtuar manastirin, dhe sa herë që ‘’mbaronin punë’’, muret ‘’shembeshin’’. Kaluan plot 30 vjet, e njëjta histori … Tani problemi ka mbetur në një pikë ‘’delikate’’. Kërkojnë atë plakun e legjendës së Rozafës, për t’i treguar sekretin për të mos rënë muret…Deri sa ta gjejnë, po e bëjë unë të moçmin shkodran…

Mendoj se ka ardhur koha që në ‘’themelet’’ e këtij manastiri të ‘’muroset’’ një murg… Për t’i shmangur alegorisë po bëhem më konkret. Mendoj se shpëtimi i këtij manastiri nuk janë vetëm planet dhe projektet për rindërtimin por edhe ana tjetër, ajo e funksionimit si manastir. Dhe për këtë mjafton të vendosin atje një murg, një vend për lutje që mund të jetë një kishëz, ose tempull…ndoshta edhe përbri me rrënoja dhe të tjerat do të vijnë shumë natyrshëm. Një praktikë mbarëbotërore. Deri më tani e kemi parë atë thjesht si një objekt arkeologjik dhe vetëm arkeologjik…Të njëjtë gjë do thoja edhe për manastirin e Shen Gjergjit dhe atë të Kakomesë dhe shumë e shumë të tjera…

Unë e kuptoj që ky problem nuk është kaq i thjeshtë. Ky problem nuk është në dorë të pushtetit vendor por ndoshta të Kishës Ortodokse, dhe të një sërë problemeve të tjera që kanë të bëjnë me anën praktike dhe ligjore…Edhe Kisha me ligjet që kemi mund ta ketë të vështirë… Po të ulemi të gjithë, një zgjidhje do gjendet. Pastaj të kërkojmë ndihmë në Manastiret e Malit të Athos… Mund të gjendet një murg për të na ndihmuar. Ndoshta na e kanë për ‘’borxh’’ … Aty ka jetuar tërë jetën e tij Ajiologu më i ri i Kishës Ortodokse, Jerasimos Mikrayannanitis. Vepra e tij e pasur himnografike numëron më shumë se 2000 shërbime të shenjta. Sa ç’kan shkruan të gjithë së bashku, ai shkruajti më shumë. Lindi në Dhrovijan të Delvinës, më 1903-ne . Shenjti i dytë pas Nënë Terezës…

Problemi i Manastirit të 40-të Shënjtorëve nuk është vetëm fetar…Ai ka të bëjë edhe me diçka tjetër, është edhe produkt i pasur turistik. Turizmi fetar nuk është një koncept i ri, i shpikur së fundmi. Është forma më e vjetër dhe më e përhapur e lëvizjes në historinë njerëzore. Anëtarët e të gjitha shoqërive kanë kërkuar të komunikojnë me hyjnorin. Si pasojë, udhëtimet fetare e kanë origjinën në aktivitetin e pelegrinazhit të kohëve të hershme. Saranda mund ta ringjallë përsëri atë….Saranda duhet të punojë fort për të hedhur bazat edhe të produkti turistik. Jemi të vonuar. Saranda nuk është vetëm e sarandjotëve por e qindra dhe mijëra turistëve që e frekuentojnë atë nga viti në vit…Mbeta i habitur pak vite më parë në një ekspozitë ndërkombëtare turistike në Gjermani. Pashë imazhe të Manastirit të Panagias Sumelas –Trebizond, në një poster turk. Turqia vendi i islamit, reklamonte manastiret ortodokse për të tërhequr turistë… Po ne ç’bëjmë akoma?

error: