Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu publikoi mëngjesin e sotëm foton e bukur të trinjakëve të ardhur në jetë në Maternitetin “Koço Gliozheni”.
Duke uruar ditë të mbarë Manastirliu shkruan se tre bebet gëzojnë shëndet të mirë.
“Me lajmin e mirë të lindjes së trinjakëve Kiara, Siara dhe Aiden shëndosh e mirë, nën kujdesin shembullor të stafit të maternitetit “Koço Gliozheni”, ju uroj një ditë të mbarë”, tha ministrja.
Ndërkohë vijon pa u ndalur mbështetja për të porsalindurit me bonusin e bebes, Kiara, Siara dhe Aiden kanë përfituar nga bonus i bebes 360 mijë lekë të reja.
Nga janari i vitit 2019 deri në mars të këtij vitit janë 81,793 familje që kanë përfituar nga pagesa universale e bonusit të bebes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI