Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehu te enjten ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të dr.Ilir Gazeli.
“Një jetë në shërbim të komunitetit, doctor Ilir Gazeli, mjeku i përkushtuar i qendrës shëndetësore Dhivër, në Sarandë u nda papritur nga jeta, duke lënë pas dhimbjen për familjen por edhe për banorët e kësaj zone, të cilëve u shërbeu deri në momentet e fundit. U prehsh në paqe!”, u shpreh Manastirliu.
Mjeku Ilir Gazeli pësoi infarkt teksa ishte në krye të detyrës duke u shërbyer qytetarëve në zonën e Dhivrit.///
ME SHUME LAJME
Rama u përgjigjet kritikëve për “Bulevardin e Flamingove”: “Besa” jonë s’ka lidhje me ta
Problemi nuk është komunikimi, por qeverisja
Mot i kthjellët me vranësira lokale