– Procesi i vaksinimit ka vijuar në 4 qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Fier. Vetëm gjatë ditës së djeshme janë kryer 1128 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve.
Ministrja e Shëndetësisë deh Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu shprehet se krahas vaksinimit të stafit shëndetësor, ky proces po vijon me ritme të shpejta të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit.
“Gjysh Kujtimi dhe të gjithë gjyshet e gjyshërit në Shtëpinë e të Moshuarve në Fier janë sot më të mbrojtur nga COVID19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID. Teksa vazhdojmë vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve, po vaksinojmë me ritme të shpejta të moshuarit në shtëpitë e përkujdesit anë e kënd vendit si edhe personelit që shërben për ta”, shprehet ministrja.
Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 4177 vaksina antivCOVID.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI