Parku Kombëtar i Butrintit ka nënshkruaar se fundi një marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me një nga Parqet Arkeologjike më të mëdha Kombëtare në Itali: “Parco archeologico dei Campi Flegrei” në kuadër të programit të Këshillit të Europës: “Rrugëtimi i Eneas,” një program, i cili bashkon vendet e mesdheut në fushën e arkeologjise, ku ZAK Butrint u anëtaresua vitin e kaluar.
Ky bashkëpunim krijon hapësira dhe mundësi për shkëmbime eksperiencash si, dhe rrit ndjeshëm potencialin tonë për të bërë të mundur ekspozimin dhe njohje më të madhe në fushën e turizmit kulturor, – tha drejtori i Parkut Kombëtar të Butrintit, Eri Sulo.
Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishin Ambasadorja e Shqipërisë në Itali Znj. Anila Bitri, dhe Ledia Mirakaj diplomate, Giovanni Cafiero, Presidenti i Asosacionit “Rrugëtimi i Eneas,” dhe Drejtori i “Parco archeologico dei Campi Flegrei,” Fabio Pagani. Një falenderim për Ministrinë e Kulturës për kujdesin e veçantë ndaj këtij aktiviteti.
Vecanerisht gjate ketij viti ne Sarandë dhe ne pergjithesi ne Shqipëri, ka patur nje rritje të ndjeshme të turistëve italiane. Marrëveshja e mesiperme vleresohet si nje ‘tullë’ tjetër në bashkepunimin me Italinë.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI