Ministri italian i Infrastrukturës dhe lideri i “Lega”, Matteo Salvini, ka nxitur një valë debatesh në rrjetet sociale, pas një deklarate për këngëtarin me origjinë shqiptare Ermal Meta, sipas “La Repubblica”.
Në një reagim publik, Salvini shkroi:”I bëj komplimentet e mia Ermal Metës për përdorimin e tij të përsosur të gjuhës italiane. Në Itali jetojnë dhe punojnë miliona gra dhe burra të lindur në një vend të huaj dhe të integruar plotësisht në shoqërinë tonë; për mua ata janë të çmuar dhe të mirëpritur”.
Deklarata, që synonte të ishte një kompliment për artistin, u interpretua nga shumë përdorues të rrjeteve sociale si një “gaf”, duke qenë se Meta jeton në Itali prej rreth 30 vitesh.
Këngëtari u transferua në Bari me nënën dhe motrën e tij – kur ishte vetëm 13 vjeç dhe prej atëherë ka ndërtuar karrierën e tij në skenën muzikore italiane.
Sipas komenteve në rrjetet sociale, theksohej se “përdorimi perfekt i gjuhës italiane” për një artist që kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në Itali tingëllonte i panevojshëm dhe paternalist.
Ermal Meta, një nga emrat më të njohur të muzikës italiane në vitet e fundit, nuk ka reaguar drejtpërdrejt ndaj deklaratës, ndërsa debati mbi integrimin dhe gjuhën vijon të mbetet temë e ndjeshme në diskursin politik italian. /(Atila KOTA)///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI