13 të arrestuar në doganën greke të Mavromatit (Qafë Botë), njoftoi sot faqja helene THESPRO.GR, gjatë një informacioni që përcolli së fundi mbi zhvillimin e ri në Pikën e kalimti Kufitar ndërshtetëror Greqi-Sjhqipëri e cila iu referua burimeve zartare të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Forcave të Sigurisë.
Një operacion i gjerë i Shërbimit të Çështjeve të Brendshme të Forcave të Sigurisë është në zhvillim që nga mëngjesi i së enjtes në rajonin e Epirit, me fokus doganën e Mavromatit në Thesprotí.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Ministria e Mbrojtjes së Qytetarit, qëllimi i operacionit është arrestimi i punonjësve të administratës doganore, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në raste mitmarrjeje, ryshfeti dhe shkelje të detyrës.

Deri më tani janë arrestuar 13 persona, ndërsa hetimet vijojnë me intensitet të lartë.
Autoritetet policore po mbajnë të fshehta detajet mbi përmasat e rrjetit dhe identitetet e personave të përfshirë.
Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka bërë me dije se do të pasojë një tjetër njoftim zyrtar me më shumë informacione mbi akuzat, sendet e sekuestruara dhe përmasat e çështjes. THESPRO.GR
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade