anë mbërritur në Tiranë 7020 dozat e radhënës të vaksinave të siguruar nga Pfizer. Lajmin e mirë e ka dhënë kryeministri Edi Rama i cili njoftoi se ka ardhur porosia e parë e vaksinave anti Covid 19. Kryeministri Edi Rama flet për një intensifikim të planit të vaksinimit. Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë, deklaron se sot (dje) nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca. “Sot nis me 7020 doza lëvrimi i përjavshëm i vaksinës antiCOVID nga kontrata me Pfizer dhe intensifikimi i planit të vaksinimit, ndërkohë që jemi shumë pranë sigurimit të një sasie dozash të konsiderueshme nga vaksina Astrazeneca”, shkruan Rama në Facebook.
Po ashtu, ai bën të ditur se aktivizohet edhe skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital. “Aktivizohet sot (dje) skenari i parë i përfshirjes së spitaleve rajonale për përballimin e nevojës për shtrime në spital, ndërkohë që respektimi i masave kufizuese në fuqi mbetet domosdoshmëri deri në afatin e përcaktuar nga Komiteti Teknik”, shkruan Rama.
Nuk ka harruar të ironizojë edhe opozitën për marrjen e vaksinave antiCovid 19. “Zotimet e atyre që thonë se vaksinat do i sigurojnë në mbledhjet e partive simotra apo që drejtojnë gishtin e akuzës ndaj qeverisë, ndërkohë që Shqipëria është një nga dy vendet e vetme në rajon që ka siguruar nisjen e vaksinimit, janë një arsye për ta neveritur politikën e futjakotësisë!”, shkruan Rama në rrejtin social Facebook. Kryeministri Edi Rama ka njoftuar edhe mbi të dhënat e testit të shpejtë.
Vaksinimi, përveç stadiumit “Air Albania”, do të shtrihen dhe në dy qarqe, Vlorë dhe Shkodër. Bëhet me dije se krahas mjekëve do të vaksinohen dhe të moshuarit nëpër shtëpitë e të moshuarve.///
ME SHUME LAJME
Zvërneci, Rama: Disa qeverisin për projektin e BE-së, të tjerët zgjedhin të protestojnë
Sarandë. Gjendet një armë zjarri në shëtitore pranë ‘Centralit’.
Pse 1 milion protestues nuk e rrëzuan Vuçiçin edhe pas 2 vjet protestash?